Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

Rrahja skandaloze në Ligue 1, hapet hetimi për Nice-Marseille: ja kush rrezikon humbjen në tavolinë

Lapsi.al 23 August 2021
Rrahja skandaloze në Ligue 1, hapet hetimi për Nice-Marseille: ja kush

Përleshja masive që shpërtheu gjatë Nice-Marseille gjeneron pasojat e para, të pashmangshme. Prokuroria e Nicës ka hapur një hetim, edhe pse nuk ka të ndaluar për momentin, ndërsa Komisioni Disiplinor i Ligue 1 po punon gjithashtu për të konstatuar përgjegjësitë për atë që ndodhi mbrëmjen e së dielës në Allianz Riviera. Ndërkohë, po përplasen me akuza e kundërakuza dy klubet e përfshira: për presidentin e Nicës, Jean-Pierre Rivere, ishin lojtarët kundërshtarë ata që nxitën gjithcka, duke reaguar ndaj provokimeve të tifozëve; për atë të Marseille, Pablo Longoria, nuk kishte kushte sigurie për të qenë në gjendje të vazhdonte ndeshja.

"Vendosëm të mos kthehemi në fushë për të mbrojtur sigurinë e lojtarëve tanë - tha Longoria -. Ajo që ndodhi është e papranueshme. Ne duhet të krijojmë precedentë në futbollin francez. Arbitri ishte dakord me ne, siguria duhej garantuar. Liga vendosi të rifillojë për një çështje të rendit publik, por për ne nuk ishte e pranueshme. Kjo është arsyeja pse ne kemi vendosur të mos rifillojmë lojën dhe të kthehemi në Marsejë".

Diametralisht i kundërt opinioni i Rivere në lidhje me çështjen: "Shumë gjëra kanë ndodhur - ka thënë ai -. I thashë OM-së se nuk ishte një problem futbolli, por një problem i rendit publik, se ishte e nevojshme të rifillonim lojën për arsye të rendit publik".

Nga pikëpamja e rregullores, pikërisht për moskthimin në fushë, është Marseille që rrezikon 3-0 në tavolinë, por ka të ngjarë që stadiumi i Nice, Populaire Sud, të marrë një skualifikim shumë të gjatë. Ekziston edhe një precedent i kohëve të fundit, i cili daton në javën e parë të kampionatit: dy sektorë të stadiumit Mosson, impianti i Montpellier, u mbyllën pasi disa tifozë, të arrestuar më pas, kishin hedhur shishe ndaj lojtarëve kundërshtarë, rastësisht edhe këtu Marseille. Një fillim kampionati i trazuar për Ligue 1, që ka rigjetur tifozët në mënyrën më të keqe të mundshme.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI