Flash

Video/ Ethe për tre pikët e para në Bundesligë: Bayern pëson dy gola në dy minuta, por në fund mposht Këlnin

Lapsi.al 22 August 2021
Video/ Ethe për tre pikët e para në Bundesligë: Bayern

Suksesi i parë në Bundesliga 2021/2022 për Bayern Munich, që mposhti Këlnin 3-2 në Allianz Arena. Bavarezët, përpara 2-0 falë golave të Lewandowski (50 ') dhe Gnabry (59'), pësuan në dy minuta golat e Modeste (60 ') dhe Uth (62'), por gjithësesi fituan falë Gnabry, i cili në minutën e 71 gjeti dygolëshin dhe i dha tre pikët e para në kampionat skuadrës së Nagelsmann. Përfundon 2-2, ndërkohë, ndeshja tjetër mes Hoffenheim dhe Union Berlin.

Bayern Munich vuajti më shumë sesa pritej, por gjeti fitoren e parë në kampionat dhe ngrihet në 4 pikë falë 3-2 në Allianz Arena përballë Këln. Rasti i parë për kampionët në fuqi të Gjermanisë erdhi në minutën e 8: krosimi tokazi i Lewandowskit nuk devijohet si duhet nga Müller. Për goditjen e parë në portë, megjithatë, duhen pritur 24 minuta, kur konkluziuoni i fuqishëm i Süle me të djathtën, u devijua në goditje nga këndi nga Horn.

Pas 45 minutash të komplikuara, bavarezët kaluan në avantaz në pjesën e dytë falë golit të polakut Lewandowski, që goditi nga fare pranë duke shfrytëzuar asistin e dhënë nga Musiala, autor i një vërshimi të jashtëzakonshëm në të majtë. E megjithatë bavarezët dyfishuan rezultatin pas rreth një orë loje: Lewandowski shërbeu për Müller në të djathtë, krosimi ishte i menjëhershëm për Gnabry, që falënderoi duke e dërguar topin në rrjetë. Një vetëkënaqësi e skuadrës së Nagelsmann sepse, pas vetëm një minute, Köln ngushtoi diferencën me goditjen e saktë me kokë të Modestes në asistin e Hector. Goli e futi Bayernin në konfuzion total dhe miqtë shfrytëzuan rastin për të barazuar me prekjen e Uth në topin brilant të Ehizibue nga e djathta: 2-2 në minutën e 62. Fantazmat e një barazimi tjetër, megjithatë, mendon Gnabry t'i shmangë. Sulmuesi në minutën e 72 përtheu duart e Horn me një të djathtë të fuqishme në zonë, duke fiksuar dygolëshin personal që vulosi edhe rezultatin 3-2 që i lejon Bayernit të arrijë në renditje Hoffenheim, Freiburg dhe Leverkusen.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI