Flash

E pabesueshme te Juventus, CR7 në pankinë: zgjedhje teknike apo merkato, tani ka një problem

Lapsi.al 22 August 2021
E pabesueshme te Juventus, CR7 në pankinë: zgjedhje teknike apo

Kur ka mbetur edhe një javë merkato përpara, përjashtimi absolutisht befasues i Cristiano Ronaldos nga titullarët e Juventus në debutimin në kampionat kundër Udineses lë hapësira për të gjitha pyetjet që shoqëruan portugezin gjatë verës. Pas fjalëve të djeshme në konferencën për shtyp nga Max Allegri ("Ronaldo humbi ndeshjen e së enjtes për një pushim të planifikuar, por tani është në dispozicion. E ardhmja e tij? Ai më tha se do të qendrojë") gjithçka sugjeronte praninë e tij që nga minuta e parë në Friuli: nuk është kështu (përpara bëhet gati Dybala-Morata), tani duhet të kuptohet nëse është një zgjedhje thjesht teknike (që sidoqoftë do të lërë gjurmë) ose nëse vendimi është marrë me motive merkato. Në të dy rastet, megjithatë, është diçka sensacionale, pasi ne bëhet fjalë për një lojtar të çfarëdoshëm.

Ndërsa presim që Allegri të japë shpjegimin mbi arsyen e vendimit në lidhje me portugezin, megjithatë, nuk mund të injorohen fjalët e tjera të thëna dje në konferencën për shtyp, nga trajneri i Juventusit, kur ai iu përgjigj një pyetjeje të qartë në lidhje me "problemet" e menaxhimit të portugezit duke vënë interesin e kolektivit përpara atij të individit. Një filozofi e qartë e mendimit të një trajneri që nuk i bën zbritje askujt, as CR7 (me të cilin përflitet se ai gjithashtu nuk ka ndonjë feeling të madh). Me një javë merkato, sado që është sensacionale, në këtë pikë asgjë nuk mund të përjashtohet.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI