Flash

Real, plani për të rrëmbyer Mbappe në ditën e fundit të merkatos: gati oferta mes 130 e 170 milionë

Lapsi.al 22 August 2021
Real, plani për të rrëmbyer Mbappe në ditën e fundit

Real Madrid është gati për ofensivën e fundit për të marrë Kylian Mbapé dhe, sipas gazetës spanjolle AS, do ta bëjë këtë më 30 gusht, një ditë pas ndeshjes mes PSG dhe Reims dhe një ditë para mbylljes së merkatos së transferimeve. Merengues janë gati të vënë në travolinë një shifër mes 130 dhe 170 milionë euro, një shumë e frikshme parash për një lojtar që shkon në skadencë në qershor 2022. Topi, natyrisht, është në duart e sheikëve, edhe pse duket vetëm një çështje kohe: më së voni Mbappé do të jetë një lojtar i ri i Real verën e ardhshme.

Strategjia në kampin e Real është e qartë, manovër me dritat e fikura pa i bezdisur sheikët dhe pastaj vendosja në tavolinë e një oferte nga e cila do të jetë e vështirë të heqësh dorë, edhe për PSG e pasur. Sepse në këtë pikë alternativat janë vetëm dy: të humbasësh lojtarin me parametër zero verën e ardhshme, ose ta shesësh një vit më parë, duke i kthyer një pjesë të investimit të bërë në verën e vitit 2017.

Futbollisti nuk dëshiron të arrijë në përplasje ballore, në Madrid e kanë këshilluar që të mbajë një profil të ulët në deklaratat publike, por vullneti i tij ka qenë i qartë prej muajsh: asnjë rinovim dhe dëshirë për të veshur fanellën e Realit. Problemi kryesor për Florentino Perez është të bindë francezët të ulen në tavolinën e bisedimeve, pasi deri më tani (të paktën publikisht) nuk kanë as qëllimin më të vogël për të filluar ndonjë negociatë.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI