Flash

Volejbollistja italiane akuzon: “Kam perikardit, për fajin e vaksinës. Kush më dëmshpërblen?”

Lapsi.al 21 August 2021
Volejbollistja italiane akuzon: “Kam perikardit, për fajin e

Francesca Marcon, e njohur si Cisky, përmes llogarisë së saj në Instagram ka bërë të ditur se ajo ka pësuar një perikardit dhe se nuk mund të kthehet në stërvitje tani për tani me ekipib e saj në Bergamo. Volejbollistja bën një denoncim shumë specifike, që sidoqoftë, nga pikëpamja mjekësore, nuk duhet të merret si fakt pasi nuk ka siguri absolute të një korrelacioni shkak-pasojë mes vaksinës anti-Covid të cilës lojtarja i është nënshtruar dhe simptomës që ajo po shfaq.

Francesca Marcon, në fakt, e ka thënë qartë në Instagram se perikarditi i saj është pasojë e vaksinës anti-Covid, të cilës iu nënshtrua. Bëhet fjalë për një inflamacion të membranës që mbron zemrën dhe në fakt raportohet si një efekt anësor i mundshëm i vaksinave Pfizer dhe Moderna.

Kompanitë që prodhojnë vaksinat kanë punuar në raportin e tyre të sigurisë për muaj për të siguruar detaje të mëtejshme për EMA-n, agjencia evropiane të barnave, në lidhje me mundësinë se injektimi i vaksinës mund të shkaktojë perikardit dhe miokardit, duke qenë se ka patur raste për të cilët, në fakt, nuk ka 100 % siguri se shkaktohen nga vaksina dhe jo nga faktorë të tjerë.

Ajo që është më interesante sesa historia që përfshin Francesca Marconin, është një pyetje që bën lojtarja dhe kjo është sigurisht interesante. Volejbollistja, në fakt, ngre cështjen: nuk ka asnjë formë "kompensimi për ata që pësojnë dëmtime shëndetësore pas marrjes së vaksinës? Unë deklaroj se nuk jam no vax, por kurrë nuk kam qenë e bindur për ta bërë këtë vaksinë dhe mora konfirmimin. Nuk e di nëse jeni të interesuar, por unë kam pasur dhe kam ende perikardit pas vaksinës ... Kush paguan çmimin për gjithçka? ”.

Për atletët, në fakt, të kesh efekte anësore pas vaksinës mund të jetë një problem i madh sepse, si në rastin e Marcon, mund të vonojë përgatitjen për sezonin konkurrues. Për momentin klubi i saj Volley Bergamo është duke e pritur dhe në një deklaratë ka bërë të ditur se ajo do të bashkohet me grupin javën e ardhshme, pa specifikuar arsyen, ndërsa Cisky Marcon u ka komunikuar ndjekësve të saj arsyen e vonesës dhe në një farë mënyrë është shfryrë pasi ajo është e sigurt se perikarditi i saj është për shkak të vaksinës anti-Covid.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI