Flash

Pjanic as tek Inter e as tek Juventus: në negociata me Barcelonën është Fiorentina

Lapsi.al 21 August 2021
Pjanic as tek Inter e as tek Juventus: në negociata me Barcelonën

Rocco Commisso nuk heq dorë, e tenton të rrisë kuotat e ekipit të tij. Pasi bëri mur përreth Dusan Vlahoviç, presidenti i Fiorentinës po ushqen fort ëndrrën për të nënshkruar me Miralem Pjanic. Marrëveshja sigurisht që nuk është e lehtë, por ka vend për manovrim për të bindur mesfushorin dhe Barcelonën. Boshnjaku 31 vjecar është padyshim jashtë planeve të spanjollëve dhe po kërkon një ekip të ri në Itali, pasi ka provuar me parë të luajë me Juventus dhe Romën, dy ish-klubet e tij.

Pengesa kryesore është ajo e pagës faraonike prej 8 milionë eurosh, e cila, megjithatë, mund të paguhet pjesërisht nga klubi blaugrana. Pradè, në fakt, po punon për të gjetur një marrëveshje mbi bazën e 50%. Pjanic mund të pranojë destinacionin Firence, për të qenë një titullar fiks dhe të gjejë hapësirë në fushë.

Ajo që është e sigurt është se boshnjaku do të largohet nga Barcelona pas vetëm një viti, siç konfirmoi edhe vetë Koeman: "Ka lojtarë si Pjanic dhe Umtiti të cilët vështirë se do të jenë në gjendje të gjejnë hapësirë, por vendimin përfundimtar e marrin gjithmonë lojtarët. Por po, ata të dy kanë një situatë të komplikuar", ka thënë hollandezi. Kjo ka nxitur Juventus e Inter të provojnë të marrin lojtarin, por duket se tani më konkretisht në avancë është Fiorentina.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI