Flash

Shënoi dy gola në Superkupë, Lewandowski kërkon të largohet: Bayern Mynih vendos kushtin... 115 mln euro

Lapsi.al 19 August 2021
Shënoi dy gola në Superkupë, Lewandowski kërkon të

Robert Lewandowski dëshiron të largohet nga Bayern Munich. Sulmuesi polak, sipas asaj që raporton Sky Sports, do të festojë të shtunën 33 vjetorin dhe është në kërkim të një sfide të re, përpara se të mbush 35 vjeç. E megjithatë në dëshirën e qendërsulmuesit ka një pengesë, tepër të rëndësishme: klubi gjerman nuk do ta lejojë atë të largohet për më pak se 115 milionë euro.

Një shifër që natyrisht ndërlikon planet e ish-lojtarit të Borussia Dortmund, duke qenë se kontrata e tij skadon në vitin 2023. Sidoqoftë, sulmuesi nuk do të thyejë publikisht raportet me ekipin e tij aktual, ku ai ndihet mirë. Në të kaluarën, sqaron 'As', Lewandowski ka qenë në qendër të vëmendjes së Real Madrid që, megjithatë, tani është i përqendruar në çështjen Mbappe, një prioritet absolut për Casa Blanca.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI