Flash

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Chelsea stërvitet me dyer të hapura, konfliktohen tifozët: ofendohet Werner

Lapsi.al 19 August 2021
Chelsea stërvitet me dyer të hapura, konfliktohen tifozët:

Nuk është një moment i lehtë për Werner te Chelsea. Ardhja e Lukakut në mënyrë paradoksale e ka përkeqësuar pozicionin e gjermanit, i cili tani po merr gjithnjë e më tepër kritika nga tifozët, madje edhe në qendrën stërvitore. Tuchel kishte menduar t'i jepte lojtarëve mbështetjen e tifozëve në stërvitje, por ideja nuk doli të ishte shumë e gjetur. Një nga të pranishmit "përfitoi" nga situata për t'iu drejtuar në mënyrë të pahijshme ish-sulmuesit të Leipzig, duke e ftuar atë të largohet nga klubi.

Idea ishte të afroheshin tifozët me klubin, duke i bërë për rastin edhe ndonjë pyetje, por një tifoz i pyetur për shanset e bluve për të fituar titullin në 2021/2022, shfrytëzoi rastin për të ... ofenduar Werner. "Ne mund të bëjmë mirë, por zhdukeni Werner". Pak fjalë por plot polemika. Me sa duket, tifozi mendoi se do të gjente mbështetjen e ... kolegëve, por bëri vetëm një figurë të shëmtuar. Kur tifozët e tjerë të Chelseas dëgjuan fjalët që thuheshin në mikrofon, e mbuluan menjëherë me fërshëllima. Nuk mungoi edhe një farë nervozizimi. Një grua, me sa duket e pakënaqur me atë që kishte dëgjuar, i kërkoi tifozit të ndiqte këshillën e vetë atij, dërguar lojtarit të Chelsea, e të largohej nga stadiumi. Dikush tjetër i kërkoi klubit që ta ndalonte atë të vinte përsëri në Stamford Bridge.

Werner ishte në fushë kur mbërriti komenti në stereofoni nga tifozi, e me sa duket mesazhi do të ketë arritur tek marrësi. Sidoqoftë, duket shumë e ndërlikuar që përkrahësi polemik i Blues mund të mbetet i kënaqur. Edhe pse Werner nuk ka performuar sipas pritshmërive, ai mbetet një element kryesor i Chelsea. Në të vërtetë, Tuchel, falë ardhjes së Lukaku, po studion një zgjidhje të re taktike, që i lejon sulmuesit gjerman të shfrytëzojë hapësirat e hapura nga qendra belge për ti dhënë atij fushë të hapur dhe për ta bërë të kthehet në ditët e Leipzig, kur ai ishte një nga perspektivat më premtuese në të gjithë Evropën.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI