Flash

Valentino Rossi do të bëhet baba: por dëshira e Doktorit për pasuesin në gara duhet të presë

Lapsi.al 18 August 2021
Valentino Rossi do të bëhet baba: por dëshira e Doktorit për
Valentino dhe e fejuara e tij Francesca Sofia Novello kanë zbuluar lajmin e lumtur në mediat sociale. Për Doktorin, një verë për t’u mbajtur mend mes tërheqjes nga garat dhe këtij njoftimi të ri dhe shumë të lumtur. Të dy kanë postuar në të gjitha rrjetet e tyre sociale njoftimin e lindjes së ardhshme të foshnjës Rossi, me foto në të cilat "Doktori" e vesh përsëri përparësen e mjekut për një vizitë të dashurës së tij, me vetëm një verdikt të lumtur: ardhjen e vajzës së parë të Valentinos. Nuk dihet nëse kjo është gjithashtu një ndër arsyet që e çuan kampionin nga Tavullia të merrte vendimin për t'i dhënë lamtumirën MotoGP. Ajo që është e sigurt është se për të do të hapet një faqe e re në jetë, që do ta shohë atë të bëjë përkulje mes pelenave dhe hapave të parë e jo nëpër kthesa dhe dishezat e cirkuiteve. E edhe pse Doktori do të kishte dashur një djalë për ti lënë trashgiminë e garave, kush e di ndoshta e vogla Rossi mund të dashurojë si i ati pasionin për motorët.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI