Flash

Formula 1, anulohet Gp i Japonisë: cirkuitet e Botërorit bëhen 21

Lapsi.al 18 August 2021
Formula 1, anulohet Gp i Japonisë: cirkuitet e Botërorit bëhen 21

Formula 1 nuk do të garojë në Japoni gjatë fundjavës së 10 tetorit për Çmimin e Madh të Suzukas, për shkak të vështirësive të krijuara nga pandemia Covid-19. "Pas diskutimeve të gjata me organizatorët dhe autoritetet japoneze, vendimi i qeverisë japoneze është marrë për të anuluar garën këtë sezon, për shkak të kompleksitetit të shkaktuar nga pandemia në vend," thuhet në deklaratën zyrtare të Formula 1.

Pas anulimit të garave në Singapor dhe Melburn, dështon edhe Çmimi i Madh Japonez, i planifikuar fillimisht për fundjavën e 10 tetorit në cirkuitin e Suzukas. "Formula 1 tani është duke punuar në detajet e kalendarit të rishikuar dhe - shpjegon Liberty media në një deklaratë - do të njoftojë detajet përfundimtare në javët e ardhshme. Formula 1 ka treguar këtë vit dhe në 2020 se mund të përshtatemi dhe të gjejmë zgjidhje për pasiguritë që dalin rrugës dhe është e entuziazmuar me nivelin e interesit në vendet që do të presin ngjarjet e Formula 1 këtë vit dhe më gjerë".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI