Flash

Messi tek PSG pasuron edhe Michael Jordan: ish-kampioni i NBA ka fituar 6 milionë euro

Lapsi.al 17 August 2021
Messi tek PSG pasuron edhe Michael Jordan: ish-kampioni i NBA ka fituar 6

Lionel Messi mbërrin në Paris St. Germain, fanella e tij me numrin 30 është 'grabitur' me shpejtësi në dyqane dhe ka bërë të lumtur Michael Jordan i cili, tashmë, ka fituar 6 milionë euro nga transferimi i Pleshtit. Basketbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, me Air Jordan e tij që është pjesë e grupit Nike, është në fakt sponsori teknik i PSG, me të cilin ai ka një marrëveshje që i jep atij një përqindje për çdo fanellë të shitur nga klubi parisien.

Portugezja 'A Bola' dhe disa media franceze kanë bërë llogaritjet, dhe raportojnë se përqindja është 5%. Kështu, duke pasur parasysh që ardhja e Messit i ka sjellë PSG-së, në vetëm një javë, 120 milionë euro të fanellave n.30 të shitura, do të thotë se për Jordan shkojnë 6 milionë. E shifra do të rritet duke qenë se fanellat e kampionit argjentinas do të vazhdojnë të shiten.

Për ish-numrin 23 të Chicago Bulls, ky është një lajm i shkëlqyer, duke pasur parasysh se, sipas Forbes, në vitin 2020 për shkak të pandemisë dhe investimeve të pasuksesshme, ai kishte humbur 500 milionë dollarë të aseteve personale, duke zbritur nga 2,1 miliardë dollarë në 1.6.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI