Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Roma, Abraham firmos deri në 2026: "Do ta udhëheq skuadrën në majë"

Lapsi.al 17 August 2021
Roma, Abraham firmos deri në 2026: "Do ta udhëheq skuadrën
Tammy Abraham është zyrtarisht lojtari i ri i Romës. "Klubi njofton se ka blerë përfundimisht të drejtat për shërbimet sportive të lojtarit anglez nga Chelsea, për një shumë fikse prej 40 milionë euro - thuhet në komunikatën për shtyp të verdhekuqve - Marrëveshja gjithashtu përfshin bonuse variabël që lidhen me arritjen të objektivave të caktuar sportivë nga Roma e lojtari dhe një përqindje në rast të një transferimi të ardhshëm të të drejtave që lidhen me vetë lojtarin". Abrahami ka nënshkruar deri më 30 qershor 2026, ai do të veshë fanellën me numrin 9. "Ky është një klub që meriton të luftojë për tituj - ishin fjalët e sulmuesit - Unë kam jetuar përvojën e fitimit të trofeve të rëndësishëm dhe kam ndërmend ta luaj përsëri atë lloj kompeticioni: dua të ndihmoj ekipin të arrijë këtë objektiv dhe ta sjell Romën në nivelet që ata meritojnë të jenë. Është një nder i madh të jesh numri 9 i këtij Klubi dhe mezi pres të filloj dhe të ndihmoj ekipin". "Kuptohet kur një klub vërtet dëshiron të të ketë dhe Roma e tregoi atë pa asnjë dyshim me mua," tha Abraham në intervistën e tij të parë si lojtar i Romës. "Pavarësisht se është një lojtar shumë i ri, me hapësirë të madhe për rritje, Tammy tashmë ka luajtur më shumë se 200 ndeshje dhe ka shënuar më shumë se 100 gola, duke fituar disa tituj të rëndësishëm - tha menaxheri i përgjithshëm i verdhekuqve Tiago Pinto - Zgjedhja për të lënë Premier League dhe ekipin e qytetit të tij të lindjes tregon me fakte se sa shumë beson djali në sfidën për tu rritur dhe bërë mirë me Romën. Të sjellësh në klub lojtarë që duan të veshin fanellën tonë në klub është vërtet shumë e rëndësishme për identitetin dhe përkatësinë në të cilën ne besojmë se është themelore vizioni ynë për Klubin ". Abrahami është blerja e katërt e merkatos verore për verdhekuqtë pas Rui Patricios, Shomurodov dhe Matias Vina.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI