Flash

Video/ Shikoni homazhin spektakolar të Bayern Mynih në Allianz Arena: "Danke Gerd"

Lapsi.al 16 August 2021
Video/ Shikoni homazhin spektakolar të Bayern Mynih në Allianz Arena:
"Danke Gerd", "Faleminderit Gerd": ky është dedikimi i shkruar në fasadën e dritave të Allianz Arena për të kujtuar Gerd Muller, sulmuesin e jashtëzakonshëm të Bayern Mynih e të kombëtares gjermane, që humbi jetën në moshën 75 vjecare. I mbiquajtur 'der bomber' për shkak të familjaritetit të tij me golin, me Bayern Muller ka realizuar 566 gola në 607 ndeshje zyrtare. Gerd Myler ka qenë padyshim një nga futbollistët më të mëdhenj të Gjermanisë, duke shkruar historinë përmes golave dhe rekordeve. Me Bayern, ai ka fituar Kupën e Kampioneve për tre vite radhazi (1974, 1975 dhe 1976), ndërkohë që me Gjermaninë ka shënuar 68 gola në 62 paraqitje. Myler realizoi një dygolësh në finalen e Kampionatit Europian 1972 dhe golin vendimtar në finalen e Botërorit 1974, që u fitua nga Gjermania.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI