Flash

Me veshjen e stilin e Muhamed Ali, i nipi fiton në raundin e parë: “Mendova për gjyshin”

Lapsi.al 16 August 2021
Me veshjen e stilin e Muhamed Ali, i nipi fiton në raundin e parë:
Gjyshi Muhamed do të ishte krenar për të. Nico Ali Walsh, nipi i ikonës së boksit Muhammad Ali (nëna e tij është Rasheda Ali, një nga vajzat e mbretit të peshës së rëndë) bëri debutimin e tij profesional si një peshë e mesme, duke mundur me nokaut teknik në raundin e parë Jordan Weeks, një praktikues i arteve marciale të përziera i cili është gjithashtu i përkushtuar në boks. Ndeshja u zhvillua në ringun e Hard Rock Hotel & Casino në Tulsa, Oklahoma. "Nuk mendoja se ndeshja do të përfundonte kaq shpejt - ka thënë 21 vjeçari Walsh, student në universitet, pas sfidës - por ishte një mbrëmje vërtet emocionuese. Mendova shumë për gjyshin tim, më mungon aq shumë. Ndjeja se kishte presion, për ju Ali ishte boksieri më i madh i të gjitha kohërave, por për mua ai ishte gjithashtu një person i madh dhe një gjysh i madh". Ali Walsh pastaj festoi në ring me familjen e tij dhe promovuesin 89-vjeçar Bob Arum, i cili organizoi 27 luftime të atij që quhej fillimisht Cassius Clay. "Unë me të vërtetë besoj në ADN," komentoi Arum. Me pak fjalë, gjaku i mirë nuk gënjen. Nipi mbante një palë pantallona të shkurtra të bardha me skaje të zeza, të cilat ishin bërë për gjyshin e tij, i cili më pas ia dha atij: "Nuk do t'i vesh kurrë më", tha Walsh. Ato do të bëhen një trashëgimi familjare, një pjesë e historisë, sido të shkojë karriera e tij.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Nico Ali Walsh (@nicoaliwalsh)

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI