Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kërcënime për ikjen, Lukaku mesazh interistëve: "Ju dua por më kuptoni, Chelsea rasti i jetës"

Lapsi.al 16 August 2021
Kërcënime për ikjen, Lukaku mesazh interistëve: "Ju dua
Romelu Lukaku thyen heshtjen: pas kalimit te Chelsea, vetëm agjenti Pastorello kishte komentuar lamtumirën nga Inter. Tani sulmuesi belg ka dashur të përshëndesë tifozët me një postim në rrjetet sociale: "Faleminderit që më deshët sikur të isha njëri prej jush, u mundova të mos ju zhgënjej kurrë sa herë që vesha fanellën e Interit. Shpresoj se e kuptoni vendimin tim, është mundësia e jetës. Ju dua, mbetem interist përgjithmonë". Në postim, Lukaku ka ripërshkruar dy vitet me Inter: "Sezoni i parë përfundoi në mënyrën më të vështirë të mundshme (humbja në finalen e Europa League me autogolin e belgut) por ju më dhatë forcën për të vazhduar: kjo është arsyeja pse ne pastaj u bëmë Kampionët e Italisë. Kam dhënë 100% të vetes çdo ditë në stërvitje dhe në ndeshje, për t'ju bërë të lumtur" ka thënë 28 vjecari. Pastaj Lukaku ka shpjeguar zgjedhjen për t'u kthyer në Premier League: "Shpresoj se e kuptoni vendimin tim për t'u transferuar në Chelsea. Është mundësia e jetës për mua dhe mendoj se në këtë moment në karrierën time është mundësia që kam ëndërruar gjithmonë ". Letra përfundon me përshëndetje: "Një gjë është e sigurt është se unë do të mbetem një interist përgjithmonë sepse pa ju nuk do të isha njeriu dhe lojtari që jam sot. Kështu që ju falënderoj nga zemra. Ju dua. Faleminderit nga zemra. Gjithmonë, forca Inter".

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI