Flash

Përçarje te Inter për largimin e Lukakut drejt Londrës

Lapsi.al 5 August 2021
Përçarje te Inter për largimin e Lukakut drejt Londrës

E ardhmja e Romelu Lukakut duket gjithmonë e më larg Milanos. Pas deklaratave të klubit se sulmuesi ishte i pashitshëm dhe fjalëve të vetë belgut ku pohonte dashurinë e tij për Interin, gjërat kanë ndryshuar në 48 orët e fundit.

Situata e vështirë ekonomike te zikaltrit, e cila u pasua me dorëheqjen e Antonio Kontes fillimisht dhe më pas me largimin e Ashraf Hakimit, duket se do të ketë një tjetër të sakrifikuar të madh. Madje, pas vetëm 3 muajsh nga fitimi i “Scudettos”, ndjenja që mbizotëron tashmë në Milano është pasiguria për të ardhmen.

Oferta prej 120-130 milionë euro (8 milionë në formë bonusesh), e ka lëkundur përfundimisht Interin. Nga ana e tij  Romelu Lukaku do të përfitonte në Londër dyfishin e pagës aktuale që merr në Milano (8.5 milionë në sezon).

Kjo do te qe nje goditje e madhe per Interin qe po çmontohet dita ditës. Fillimisht u largua trajneri, Antonio Konte, më pas Ashraf Hakimit drejt PSG, dhe tani suluesi kryesor.

Trajneri Inzagi dhe CEO Marota kanë dalë kundër shitjes pasi janë të vetëdijshëm për pasojat që do të sillte largimi i Lukakut në aspektin teknik. Por vendimi i takon presidentit Zhang dhe aksionerëve të OAK Tree të cilët për hire të vërtetës kanë dhënë ‘’ok’’ për këtë transferim.

Kjo ka çuar në një përçarje dhe midis drejtuesve pasi Inzagit i është premtuar shumë dhe me shitjen e Hakimit, Lukakut dhe Lautaros me shumë mundësi do të humbiste baza e ekipit. Gjithashtu, ‘’Curva Nord’’ iu drejtua selisë së klubit ditën e djeshme me banderola ‘’Mbani premtimet’’.

Të këshilluara

Sa vlejnë medaljet olimpike?

Olimpistët që marrin pjesë në Tokio 2020 po konkurrojnë për një shans për të shkruar një faqe në librat e historisë dhe shpresojnë të sjellin në shtëpi një meda...

11:22

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI