Flash

Video/ Tokio 2020 e mallkuar për Djokovic: asnjë medalje e i thyhet raketa

Lapsi.al 31 July 2021
Video/ Tokio 2020 e mallkuar për Djokovic: asnjë medalje e i thyhet
Olimpiadë e mallkuar për Novak Djokovic. Numri 1 në botë është mundur nga Pablo Carreno-Busta në finalen për medaljen e bronxtë (6-4, 6-7, 6-3) duke shfryrë gjithë tërbimin e tij kundër raketës në fund të ndeshjes dhe, më pas, u tërhoq nga dyshja miks në çift me Nina Stojanovic në finalen tjetër po për medaljen e bronxtë. Djokovic ngriti 'flamurin e bardhë' duke ia lënë medaljen dyshes australiane të formuar nga numri 1 dhe kampionia e Ëimbledon Ashleigh Barty dhe John Peers. "Më vjen keq që kam zhgënjyer bashkatdhetarët e mi, por në dy ditët e fundit nuk më kishte mbetur më asnjë energji - shpjegoi Nole -. Isha i rraskapitur, fizikisht dhe emocionalisht. Kam disa probleme fizike dhe shpresoj të rikuperoj në kohë për US Open".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI