Flash

Dinamo nuk paska qenë rastësi, Miccoli ikën nga Triestina pas tetë ditësh: "Nuk dua që e shkuara ime të godasë klubin"

Lapsi.al 31 July 2021
Dinamo nuk paska qenë rastësi, Miccoli ikën nga Triestina pas

Erdhi për të drejtuar Dinamon drejt Superiores, por u larguar pas pak ndeshjes bashkë me trajnerin e parë Francesco Moriero. Atëherë Fabrizio Miccoli ia faturoi fajin presidentit Pontrelli, por tani historia u përsërit tek Triestina, ku ish-futbollisti kërkoi të vazhdonte karrierën. Tani Miccoli ka dhënë dorëheqjen si trajner i të rinjve të Triestina pas vetëm 8 ditësh në detyrë. Ka qenë vetë ish-sulmuesi i Juventus që ka treguar arsyen e zgjedhjes së tij, e cila këtë herë, të paktën në aparencë, duket se ka të bëjë me ngjarjet e kaluara gjyqësore.

Miccoli e specifikoi gjestin e tij në një tekst të gjatë, por nëse do të ishte kaq e thjeshtë nuk do të merrte fare përsipër detyrën. "Me keqardhje të madhe, njoftoj se kam dhënë dorëheqjen nga roli i bashkëpunëtorit të ekipit të të rinjve të U.S. Triestina Calcio 1918, pas një konfrontimi të fortë me pronarët. E kisha mirëpritur me dashuri të madhe propozimin e marrë nga një klub historik, i lavdishëm dhe i famshëm si Triestina, duke derdhur menjëherë të gjithë përvojën time të fituar gjatë viteve në fushë si lojtar me futbollistët më të rinj, megjithatë, disa komente që kujtuan cështjet e mia gjyqësore, më shtynë të marr këtë vendim, edhe pse nuk ka lidhje me futbollin. E bëra për dashurinë e futbollit dhe atë që është puna ime, në mënyrë që të mos i jap askujt shansin të zemërohet ose të shënjestrojë këtë Klub, pronësinë, fanellën dhe tifozët. I uroj Triestinës, të gjithë njerëzve që janë pjesë e saj dhe tifozëve të tyre fatin më të mirë”.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI