Flash

Drama pa fund e Simone Biles në Tokyo 2020: amerikania tërhiqet edhe nga dy finalet individuale

Lapsi.al 31 July 2021
Drama pa fund e Simone Biles në Tokyo 2020: amerikania tërhiqet edhe

Simone Biles ka vendosur të heqë dorë nga finalet individuale të ekzibicionit dhe të paraleleve asimetrike të planifikuara për nesër në Lojërat e Tokios. "Kushtet e saj do të vlerësohen nga dita në ditë për të kuptuar nëse do të marrë pjesë në finalet e trupit (2 gusht) dhe të traut (3 gusht). I qëndrojmë pranë Simones që po përballet me guxim dhe elegancë me këtë situatë të papritur", shpjegoi federata amerikane e gjimnastikës artistike.

Biles u tërhoq gjatë finales së ekipit dhe më pas hoqi dorë edhe nga finalja 'all-around'. Në një video që u shfaq në mediat sociale, kampionia amerikane u shfaq ende pre e "tëisties" gjatë një stërvitje në paralelet asimetrike, që përfundoi me një rënie dhe një ulërimë.

Në mes të hedhjes, ajo humbi plotësisht orientimin e saj, por sërish arriti të bëjë një ulje pa pasoja. Por ajo që ndodhi i kujtoi asaj se sa i rrezikshëm është sporti i saj, sa e nevojshme është të jesh e kthjellët dhe e qetë për ta përballuar. Kur ajo foli për problemet e saj pas tërheqjes nga gara, Biles foli për “twisties”, në thelb një bllokim mendor që e bën atë të humbasë orientimin në hapësirë gjatë kryerjes së ushtrimeve ajrore. Shumë e rrezikshme në gjimnastikë, një sport në të cilin atletët thirren në cështje për të kryer edhe hedhje spektakolare.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI