Flash

"F... you", Euro 2020 dhemb akoma: një tifoz anglez i shkruan ambasadës italiane në Londër

Lapsi.al 29 July 2021
"F... you", Euro 2020 dhemb akoma: një tifoz anglez i shkruan
Dy javë pas përfundimit të Euro 2020, zemërimi ende nuk ka kaluar. Për këtë arsye, një tifoz anglez i ka dërguar një letër ambasadës italiane në Londër, duke e mbushur atë me fyerje për fitoren e Italisë në finalen kundër Anglisë. "Loja ishte e manipuluar, ju fituat falë dhunës, frikësimit dhe trukeve. Ju nuk dini si të luani një ndeshje në mënyrë sportive" thuhet në letrën, e shkruar në kompjuter dhe padyshim e panënshkruar, e karakterizuar nga vazhdimësia e fyerjeve dhe fjalëve të pahijshme. Letra u publikua në Twitter ku Alessandro Motta, Zëvendës Shefi i Misionit të Ambasadës Italiane në Londër, postoi foton të shoqëruar me një të qeshur: "Lojë e ndershme është një koncept i njohur në të gjithë botën dhe e gjeti zanafillën në sportin modern në Britaninë e Madhe... ".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI