Flash

"Ëndërra ime është të fitoj Champions me PSG": çfarë fshihet pas kësaj fraze të Mbappe që duket e qartë

Lapsi.al 29 July 2021
"Ëndërra ime është të fitoj Champions me

Kylian Mbappe ftoh ëndrrat e merkatos së transferimit të Real Madrid. Sulmuesi francez ishte, së bashku me Neymar, protagonisti i madh i numrit të fundit të revistës së Paris Saint Germain, për të cilën ai deklaroi se kishte një qëllim të qartë në mendje: "Ëndrra ime e madhe është të fitoj Ligën e Kampionëve me PSG - janë fjalët e tij -. Do të ishte diçka fantastike".

Sigurisht që po flasim për kanalet zyrtare të klubit parizian, ku toni i deklaratave priret të jetë domosdoshmërisht "korporativ". Edhe vetë fakti që sulmuesi u zgjodh si kopertina e revistës, mund të konsiderohet një detaj për të ardhmen e tij. Kontrata e Mbappe do të përfundojë në vitin 2022 dhe zërat që vijnë nga Franca vazhdojnë të përsërisin vullnetin e tij për të mos e rinovuar atë. Prandaj hipoteza do të ishte që të nderohet ky vit i fundit, duke tentuar sërish Ligën e Kampionëve me ekipin e ngritur nga Al-Khelaifi, pastaj të largohet nga Parisi si lojtar i lirë. Kjo është hipoteza e parë, por vështirë se klubi është i gatshëm të pranojë humbjen e tij me parametër zero vetëm për ta mbajtur edhe një vit.

Pas kësaj deklarate dhe kësaj zgjedhje të PSG, ndoshta fshihet dicka tjetër. Ndërkohë, Mbappé duhet të kthehet së shpejti në fushë: ai mund të luajë minutat e para të dielën në Superkupë, kundër Lille, dhe më pas të paraqitet në formën më të mirë në debutimin e tij në Ligue 1, të planifikuar për 7 gusht kundër Troyes.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI