Flash

Harry Kane, vrasësi i Michael Jackson: faqja spanjolle e Wikipedias manipulohet, anglezi bën humor

Lapsi.al 28 July 2021
Harry Kane, vrasësi i Michael Jackson: faqja spanjolle e Wikipedias
Ka pak raste kur një temë aktuale është "manipuluar" në enciklopedinë më të madhe të internetit, Wikipedia. Protagonisti, apo viktima e fundit, e këtij hezitimi? Sulmuesi i Tottenham dhe Anglisë, Harry Kane. Ndërsa zërat e merkatos për largimin e tij hipotetik te Manchester City, për shumën e frikshme prej 150 milionë euro po çmenden gjithnjë e më shumë, anglezi është 'akuzuar' për vrasjen e Michael Jackson. Siç mund të shihet në përshkrimin në faqen e tij spanjolle në Wikipedia, futbollisti dyshohet se ishte vrasësi i një prej yjeve më të mëdhenj të pop-it që ka ekzistuar ndonjëherë në historinë e muzikës moderne. "Është i famshëm se është akuzuar për vrasjen e Michael Jackson në 2009, edhe pse u shpall fajtor nga gjykata, në një gjyq që zgjati pak më shumë se 7 muaj," lexohet në enciklopedinë e lartpërmendur, në paragrafin e dytë që shoqëron emrin e lojtarit të Spurs. E në këtë rast King Kane nuk i mbetet gjë tjetër vecse ta marrë me sportivitet...

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI