Flash

"Më pëlqen shumë si lojtar". Brdaric e Latifi elozhe njëri-tjetrit: "Erdha te Vllaznia prej trajnerit"

Lapsi.al 28 July 2021
"Më pëlqen shumë si lojtar". Brdaric e Latifi elozhe

“Është një lojtar që më pëlqen shumë. Përmirësimi që ka bërë javët e fundit por edhe aftësitë që ai ka, do na çojnë në një nivel tjetër si ekip. Ai ka ardhur këtu për të mbështetur dhe për të ndihmuar ekipin me aftësitë e tij. Është një lojtar që vërtetë e kam qejf. Nesër do e fillojë si titullar, nesër ka mundësinë më të mirë për të treguar aftësitë e tij”. Thomas Brdaric ka lancuar kështu blerjen më të rëndësishme të Vllaznisë në merkaton e verës, duke i bërë elozhe ish-sulmuesit të kombëtares dhe Skënderbeut.

Nga ana tjetër, edhe Latifi nuk mbetet prapa me elozhe: “Ishin bindjet e presidentit, por një nga arsyet kryesore ishte edhe trajneri, i cili ka një eksperiencë të jashtëzakonshme në futbollin evropian, siç e dinë të gjithë”, ka thënë sulmuesi, duke i kthyer me të njëjtën dashamirësi monedhën teknikut. Sic duket edhe gjermani ashtu edhe kosovari kanë adaptuar me shpejtësi mentalitetin shkodran...

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI