Flash

I paguan borxhin, Ngo'o rikthimi i dytë te Tirana: golashënuesi anglez njeriu për të cilin Shehi insistonte

Lapsi.al 27 July 2021
I paguan borxhin, Ngo'o rikthimi i dytë te Tirana: golashënuesi

Michael Ngo'o do të jetë qendërsulmuesi i ri i Tiranës dhe do të udhëheqë repartin e avancuar të bardhebluve për edicionin 2021-22. Sulmuesi anglez i përfolur prej kohësh për një akord me kryeqytetasit, është zyrtarizuar tashmë nga vetë klubi, duke iu bashkuar një ofensive ku bën pjesë edhe Taulant Seferi e Redon Xhixha.

Lojtari është kërkuar me insistim nga tekniku Orges Shehi, që kërkonte një qendërsulmues prolifik, për të ndërtuar tredhëmbëshin e tij, në 4-3-3 e tij të preferuar. Kjo ka qenë edhe arsyeja përse klubi ka bërë një tjetër sforco financiare, duke qenë se anglezit i detyrohej një faturë të prapambetur nga sezoni 2019-20 kur Tirana u shpall kampion.

Sipas asaj që filtron, shtatlartit iu likuidua detyrimi, përpara se ti merrej aprovimi për një rikth me fanellën bardheblu: "Ngoo vjen sërish me synime të qarta dhe objektivin kryesor, fitimin e një titulli tjetër" shkruhet në postimin e klubit, duke treguar qartë objektivat për këtë sezon të bardhebluve.

ZYRTARIZIMI I TIRANËS

Rikthehet Michael Ngoo! ?

Lojtari Michael Ngoo rikthehet në Shqipëri për t’ju bashkuar skuadrës bardheblu. Një nga sulmuesit më të dashur për tifozët dhe jo vetëm, do të jetë serish pjesë e kampionatit shqiptar. Shtatlarti ishte titullar i padiskutuar në sezonin 2019/2020 dhe me kontributin e tij të madh në skuadër i dhuroi klubit titullin kampion. Ngoo vjen sërish me synime të qarta dhe objektivin kryesor, fitimin e një titulli tjetër. Ai do t’i bashkohet skuadrës në Pogradec për të vijuar fazën përgatitore.

Mirëseerdhe në familjen tënde Michael!

?⚽️

#TironaDashni #Ngoo #champ100ns⚪️

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI