Flash

"Kam peshën e botës mbi supe": tërhiqet gjimnastja më e mirë e të gjitha kohërave nga Tokio 2020

Lapsi.al 27 July 2021
"Kam peshën e botës mbi supe": tërhiqet gjimnastja

Kampionia në fuqi e gjimnastikës artistike Simone Biles u detyrua të ndalet gjatë garës ekipore në Lojërat Olimpike të Tokios, për shkak të një dëmtimi në provën e saj të konkurimit. Ylli amerikan 24-vjeçar, i konsideruar gjimnastja më e mirë e të gjitha kohërave, doli nga fusha me mjekun e ekipit për tu kthyer disa minuta më vonë me këmbën e djathtë të fashuar.

"Kam peshën e botës mbi supe". Simon Biles e ka shkruar në profilin e tij në Instagram: gjimnastja amerikane, e zëvendësuar në ushtrimin e saj në finalen ekipore në Olimpiadë, postoi një mesazh për të treguar momentin e saj të keq. "Nuk ishte një ditë e lehtë ose më e mira ime, por e kalova. Ndonjëherë ndjehem vërtet sikur kam peshën e botës mbi supe. Unë e di që e largoj dhe e bëj të duket sikur presioni nuk më goditi, por dreqin, ndonjëherë është e vështirë: Lojërat Olimpike nuk janë shaka".

Gjimnastja amerikane, u tërhoq nga finalet olimpike ekipore "për shkak të një problemi mjekësor". Federata amerikane e gjimnastikës e ka komunikoi përmes një postimi. "Simone Biles u tërhoq nga gara përfundimtare e ekipit për shkak të një problemi mjekësor," lexon deklarata. "Do të vlerësohet çdo ditë - vazhdon shënimi - për të përcaktuar nëse do të ketë autorizim mjekësor për kompeticionet e ardhshme. Faleminderit, Simone".

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI