Flash

Video/ Humbi një garë, por fitoi një bashkëshort: shpatarja merr para gazetarëve propozimin për martesë nga trajneri i saj

Lapsi.al 27 July 2021
Video/ Humbi një garë, por fitoi një bashkëshort: shpatarja

"Tani që ke humbur, a do të martohesh me mua?": E sigurtë që Mari Belen Perez Maurice nuk e priste propozimin nga trajneri i saj Lucas Guillermo Saucedo, me të cilin ajo është e fejuar prej 17 vjetësh, ose më saktë, të paktën jo pasi humbi ndeshjen me hungarezen Anna Marton, në raundin e parë të turneut olimpik Tokyo 2020 në skermë. Dhe ajo që është edhe më e sigurtë, është se shpatarja nuk e priste që ta dëgjonte pyetjen në konferencën për shtyp, para të gjithë gazetarëve.

36-vjeçarja argjentinase ishte duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas humbjes, e cila me shumë mundësi do të shënojë edhe lamtumirën e saj në garat Olimpike. "A dëshiron të martohesh me mua?", ishte pyetja e qartë, e bërë i gjunjëzuar, në spanjisht. Është e sigurtë që përgjigjia do të ishte "Po", e konfirmuar nga një britmë gëzimi, një përqafim dhe një puthje, siç mund të shihet nga videoja e publikuar nga CNN dhe në këtë rast rregullat anti-Covid edhe mund të përjashtohen. "Ne jemi partnerë të shkëlqyer, jemi të lumtur së bashku – ka thënë Marie Belen - Argëtohemi së bashku". Dhe tani që atyre nuk u duhet të përgatiten më për Lojërat Olimpike, ndoshta do të jetojnë edhe më të lumtur përgjithmonë.

https://www.youtube.com/watch?v=sbuQ0_UlloA

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI