Flash

Pellegrini në historinë e Olimpiadave: notarja seksi bëhet e vetmja femër që arrin 5 finale olimpike

Lapsi.al 27 July 2021
Pellegrini në historinë e Olimpiadave: notarja seksi bëhet e

Për të pestën herë radhazi Federica Pellegrini arrin në finalen Olimpike në 200 metra stil i lire, duke u bërë rekordmene: nuk i kishte ndodhur kurrë një gruaje në historinë e notit në ngjarjen më të madhe sportive. Ky rekord individual ishte, në fakt, objektivi i madh që ajo vendosi para se të nisej për në Japoni. Pavarësisht nga vështirësitë e ndryshme të kohëve të fundit, në moshën 33 vjeçare Federica do të luajë edhe një akt tjetër të fundit në disiplinën e saj të preferuar. Një mision që do të përmbushej me një tjetër podium olimpik, shumë i vështirë por për Pellegrinin jo e pamundur.

Në garën e saj të preferuar, 'Hyjnesha' italiane është kualifikuar përtej gjysmëfinales edhe në Lojërat e Tokyo 2020 falë kohës së shtatë të arritur në pishinë, 1'56'44 (e treta në garën e saj). Notarja ka shlyer kështu performanca zhgënjyese në bateri, duke fituar të drejtën për të konkuruar në finalen e 200 metrave të stilit të lirë në Olimpiadën e Tokyos. Pellegrini la marrë medaljen e argjendtë në 2004, atë të artë në 2008, vendin e pestë në 2012 dhe të katërtin në 2016; tani ajo do të përpiqet të përmbushë misionin e fundit për të mbyllur rrethin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Gara e saj e specialitetit e ka parë italianen të fiksojë kohën e shtatë: vendi i tretë në gjysmëfinalen e dytë dhe vendi i parafundit i vlefshëm në total për tu kualifikuar. Një përgjigje e shkëlqyer nga pikëpamja e karakterit pas vështirësive të pësuara një ditë më parë, megjithë një performancë që nuk ishte saktësisht e jashtëzakonshme as në gjysmëfinale, por prapë shumë më e mirë se në baterinë kualifikuese ku Pellegrini ishte gati një sekondë më e ngadaltë.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI