Flash

Rrahmani e ka harruar Veronën e përcakton objektivët e Napolit: "Duam Europa League"

Lapsi.al 26 July 2021
Rrahmani e ka harruar Veronën e përcakton objektivët e Napolit:

"Napoli-Verona? Futbolli është një profesion që nuk të lejon të mendosh për të kaluarën. Duhet të harrojmë menjëherë në mënyrë që të mendojmë për të ardhmen. Ishin ditë shumë të vështira për të gjithë, ne kishim bërë një mrekulli për të shkuar në Champions". Në këtë mënyrë, Amir Rrahmani, mbrojtësi qendror i Napolit, në një intervistë për Radio Kiss ka kujtuar traumën e pësuar për daljen nga zona që të con në kompeticionin më të rëndësishëm Europian në javën e fundit të kampionatit.

"Në muajt e parë të sezonit nuk kemi bërë shumë mirë - ka thënë kosovari - pastaj ndryshuam gjithcka në gjysmën e dytë të vitit. Europa League? Është objektivi ynë ashtu si kampionati dhe Kupa e Italisë. Ne gjithmonë luajmë për të fituar. Në këto dhjetë ditë ne kemi punuar mirë - shpjegon Rrahmani -, gjithmonë kemi pasur pothuajse seanca të dyfishta dhe ishte pak e vështirë, por trajneri e donte kështu", ka analizuar ish-lojtari i Partizanit.

Kosovari është ndalur të flasë edhe për trajnerin e ri, Luciano Spalletti: "E dimë tashmë si dëshiron ai që ne të luajmë në mbrojtje dhe ende duhet të përmirësohemi. Unë nuk ju premtoj asgjë tifozëve, thjesht them se ne kemi bërë më të mirën dhe jam i sigurt se do ta bëjmë edhe në të ardhmen. Futbolli është jeta jonë dhe shpresojmë që ata të jenë në anën tonë".

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI