Flash

Befasia e madhe, Majlinda Kelmendi tërhiqet nga sporti: ja motivet pas vendimit të kampiones kosovare

Lapsi.al 26 July 2021
Befasia e madhe, Majlinda Kelmendi tërhiqet nga sporti: ja motivet pas

Pas dy titujve kampion bote një vendi të tretë, katër titujve kontinentalë e një medalje të bronxtë edhe në Europë, shumë triumfeve në Grand Slam e Grand Prix, një Masters e mbi të gjitha medaljes së artë olimpike në Rio 2016, Majlinda Kelmendi thotë mjaft. Xhudistja kosovare i ka dhënë fund karrierës në sportin e xhudos, duke e konfirmuar në një deklaratë për KTV-në. “Unë ndoshta këtë vit kam qenë në dyshime a të largohem apo të vazhdoj, për shkak të lëndimeve. Por në momentin e fundit kam vendosur për hatër të Tonit të vazhdoj, të garoj në Lojëra Olimpike. Fatkeqësisht nuk shkoi si duhet, nuk është se nuk isha në formë, por nuk ishte dita ime. Për mua kjo ka qenë gara e fundit, nuk e kam pritur që gara e fundit në karrierë do të shkojë kështu. Ishte e shkruar, krejt i kam fituar. I kam sjellë Kosovës mjaft emocione, mjaft lot është radha e tjerëve. Do të jem afër Tonit me u mundu me nxjerrë talente tjera prej Kosovës”, ka thënë Kelmendi.

Humbja e papritur me hungarezen Pupp ka bërë që kosovarja të reflektojë për të ardhmen. Ashtu si e ka përmendur ajo vetë, nuk ishte parashikuar që në Lojërat e Tokios historia të shkonte kështu për kampionen olimpike në fuqi.

30-vjeçarja që ka garuar në tri Olimpiada, ndërsa në “Rio 2016” i dhuroi Kosovës medaljen e parë të artë olimpike, tani duhet të gëzohet me triumfet olimpike të Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës, edhe ato medaljere të arta në Tokio: “Po ndjehem jashtëzakonisht mirë. Jam shumë e lumtur. Për Disin e kemi prit, duke e marrë parasysh formën gjatë vitit. Nuk jemi befasuar. Nora jo që nuk mundet, por nganjëherë është njeri që kalkulon shumë. Jam shumë e lumtur që puna e sakrifica e Tonit po shpërblehet në këtë mënyrë”, përfundoi Kelmendi.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI