Flash

Për Chiesa nuk mjaftojnë 100 milionë euro: Juventus rifuzon ofertën e Liverpool

Lapsi.al 25 July 2021
Për Chiesa nuk mjaftojnë 100 milionë euro: Juventus rifuzon

Larg duart nga Federico Chiesa. Juve rrethon xhevahirin e saj, që është simboli i ciklit të ri, ambicioz që do të lindë. Pas sezonit të mirë me Andrea Pirlon dhe Kampionatit Evropian në rritje nën udhëheqjen e Roberto Mancinit, numri njëzet e dy përfundoi në mënyrë të pashmangshme nën lentet e klubeve kryesore të kontinentit. I fundit që provoi një avancim për sulmuesin 24 vjecar ishte Liverpool: oferta prej njëqind milionësh u kthye direkt te dërguesi.

Për Juventus, Federico Chiesa nuk mund të transferohet. Projekti i ri teknik do të ndërtohet mbi të dhe disa të rinj të tjerë, me një logjikë të kujdesshme shumëvjeçare që do të lejojë të përmirësohen burimet e brendshme njerëzore dhe të përmbahen kostot. Ish-anësori i Fiorentinës u ble në ditën e fundit të merkatos së transferimeve të verës sezonin e kaluar, pas më shumë se një viti interesimi. Falë huasë dy-vjeçare (dhe një serie klauzolash që janë arritur tashmë) Juventus do të riblejë kartonin e tij këtë vit dhe do ta mbajë lojtarin fort. Në tredhëmbëshin sulmues që Max Allegri ka në mendje, Chiesa mund të kthehet në të djathtë (anën e tij të preferuar) dhe të vazhdojë të shkëlqejë si një sulmues i krahut.

Ai është i preferuari i CR7, ambjenti e adhuron dhe madje e krahason me një flamur të klubit si Pavel Nedved, pak për rolin dhe pak për vendosmërinë e treguar, duke habitur edhe një si Buffon: "Kur ai arriti te Juve nuk mendoja se ishte aq i fortë. Unë jam i sinqertë. Në Kampionatin Evropian ishte turpërues: në finale me Anglinë, djema, kur ai nisej, nuk e ndalte dot askush. Pas një viti me Juven, Fede më befasoi, por nuk ishte e thënë se do të konfirmonte veten në një kontekst të tillë. Kur arrin të bësh ca gjëra në një nivel kaq të lartë, do të thotë se je vërtetë special". Federico shquhet për përulësinë dhe dëshirën e tij për të bërë mirë dhe është gati të studiojë një vit tjetër si senator në Continassa: Allegri e pret me krahëhapur, një si ai nuk mund të vonojë të futet në preferencat e Max.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI