Flash

Video/ Atletico Madrid tani ka dy Simeone: i biri i Cholos debuton në mënyrë fantastike, duke entuziazmuar tifozët

Lapsi.al 25 July 2021
Video/ Atletico Madrid tani ka dy Simeone: i biri i Cholos debuton në
Shumë tifozë të Atletico Madrid kanë qenë prezent në El Burgo de Osma për të parë ndeshjen kundër Numancias dhe për të pritur lojtarët në fund të ndeshjes. Gjatë rrugës për në autobus, lojtarët ndaluan për të përshëndetur tifozët e tyre, megjithëse jo për shumë kohë. Siç raportohet nga shtypi spanjoll, djali i Cholos ishte ndër më të vlerësuarit. Giuliano Simeone bëri debutimin e tij si titullar me të mëdhenjtë në këtë miqësore, duke lënë ndjenja shumë pozitive. Është bukur në fakt të shohësh babë e bir të komunikojnë gjatë ndeshjes në kërkim të rezultatit më të mirë të mundshëm. Sulmuesi i datëlindjes 2002 ka shërbyer asistin për golin e minutës së katërt pas një presioni të madh. Pastaj, pas ndeshjes së fituar me penallti, para se të hipte në autobus, Giuliano Simeone i është dashur të ndalet për rreth dhjetë minuta për të nënshkruar autografe dhe për të bërë fotografi, edhe pse në skuadër kishte lojtarë më të njohur si Mario Hermoso, Oblak, Saúl dhe të tjerë. Djali i tretë i trajnerit Diego Simeone është thirrur në cështje të bëjë gjëra të mëdha te Atletico dhe sigurisht do të jetë i alternuar mes ekipit të parë dhe ekipeve rezervë këtë sezon, ku Atletico do të ketë për herë të parë dy Simeone.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI