Flash

"Italia... një picë, Ukraina... Cernobil": Tv koreanojugor tall gjithë botën, pastaj kërkon ndjesë

Lapsi.al 24 July 2021
"Italia... një picë, Ukraina... Cernobil": Tv koreanojugor

Është ende e paqartë nëse ata donin të ishin ironikë apo nëse qëllimi ishte me të vërtetë për të ndihmuar shikuesit e tyre "të njohin" vendet e ndryshme gjatë ceremonisë së hapjes së Olimpiadës së Tokios. Fakti është se rezultati ishte vetëm një: të qenit fyes. Dhe në fakt, transmetuesi i rëndësishëm i Koresë së Jugut, Mbc tashmë ka kërkuar falje për atë që ka ndodhur: për imazhet dhe titujt e tmerrshëm të transmetuar.

Për të zbuluar se çfarë ndodhi, duhet rikthyer vëmendja të premten e 23 korrikut, ditën nga hapja zyrtare e Lojërave. Ndërsa delegacionet e ndryshme parakalonin në Stadiumin Kombëtar të Tokios, televizioni Mbc - i cili transmetoi ceremoninë në Korenë e Jugut - i bashkangjiste imazhe dhe fraza (të papërshtatshme), në transmetimin e drejtpërdrejtë, që mund të "karakterizonin" kombet e ndryshme. Vende të zakonshme, por jo vetëm: edhe tragjedi humanitare gjithashtu. Deri në pikën që pamjet e ekranit të asaj që u transmetua bënë xhiron e botës në rrjetet sociale duke ngjallur zemërim unanim. Italia përfundoi në grupin makro të citimeve gastronomike dhe një pica u shfaq në ekran kur hynë të kaltrit. Së bashku me Japoninë, në foto me sushi dhe Norvegjinë, një salmon. Por kishte edhe më keq, sepse Ukrainës iu bashkangjit Cernobili...

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI