Flash

Pas Euro 2020 Chiellini futet në fjalorin gjerman: ja çfarë do të thotë "Chiellinigkeit"

Lapsi.al 24 July 2021
Pas Euro 2020 Chiellini futet në fjalorin gjerman: ja çfarë do

Luftëtar, udhëheqës, njeri për skuadrën… Giorgio Chiellini është përcaktuar në shumë mënyra në karrierën e tij të gjatë, por kjo fitore në Euro 2020 si kapiten dhe protagonist në kampionatin europian e ka shndërruar atë në një hero të vërtetë, jo vetëm në Itali, por edhe në Gjermani. Ajo që i goditi gjermanët ka qenë aftësia e tij për të luajtur qetë pa humbur kurrë përqendrimin dhe grintën. Cilësi që çuan në krijimin e neologjizmave në fjalorin gjerman.

Fillon me "Chiellinisch" i cili mund të përkthehet në 'stilin Chiellinik' sepse mediat gjermane ka filluar të përmendet koncepti se Chiellini është një mënyrë jetese e vërtetë që mund të përcaktohet me një term tjetër të ri: "Chiellinigkeit". Që do të thotë: "Ti shohësh gjërat në një mënyrë më të lehtë. Të jesh i gëzuar pa humbur seriozitetin, të bësh punën në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të argëtohesh sa më shumë që jeni e mundur ndërsa e bën".

Episodi me Jordi Alba para penalltive me Spanjën, ku spanjollit iu drejtua me shaka me fjalën "mentiroso" (mashtrues) për përpjekjen e mbrojtësit të Barcelonës, kundër rezultatit të shortit, për ti goditur penalltitë para tifozëve spanjollë, është shembulli më i prekshëm. Dhe është pikërisht për këto sjellje të këndshme që Chiellini është diçka më shumë sesa një futbollist normal.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI