Flash

"E përmbysim 100% në Loro Boriçi”: Brdaric nuk ka dyshime për kualifikimin e Vllaznisë

Lapsi.al 22 July 2021
"E përmbysim 100% në Loro Boriçi”: Brdaric nuk ka

"E përmbysim 100% në “Loro Boriçi”. Thomas Brdaric është i bindur se Vllaznia mund të kualifikohet, edhe pas humbjes 1-0 në Qipro me AEL Limasol. Gjermani ka patur rezerva në lidhje me performancën e skuadrës së tij në Qipro, por pikërisht detajet e korigjueshme e bëjnë teknikun të shpresojë shumë në ndeshjen e kthimit: "Jam besimplotë për ndeshjen e dytë se sot skuadra tregoi një paraqitje të mirë. Edhe kur nuk kishim topin, në minutat e fundit të pjesës së parë ne bëmë presing, nuk i lejuam të bënin lojë. Ata kanë lojtarë të mirë me cilësi individuale dhe shënuan një gol në shtesë, por mund ta pranojmë një gjë të tillë".

Shkodranët nuk ishin në gjendjen e tyre më të mirë fizike, në këndvështrimin e Brdaric, por mbi të gjitha gjermani ndjen keqardhje për situatat që mund të ishin shfrytëzuar më mirë: "Duhet të ishim më të vendosur në zonën kundërshtare. Por krijuam 2-3 situata të mira. Skuadra bëri sot një punë të mirë, por shpesh duhet fat të gjesh rrjetën. Mendoj se në përgjithësi është një eksperiencë e mirë për ne dhe mendoj se në Shkodër do të jetë një ndeshje e ndryshme. Nëse nuk je në 100% është e vështirë të luash futboll, por bëmë më të mirën dhe shpresoj që në javën e ardhshme, në ndeshjen e kthimit të gjithë të jenë në gjendje të mirë shëndetësore" përfundoi gjermani.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI