Flash

U tall me Holokaustin, shkarkohet drejtori i ceremonisë hapëse të Tokio 2020, një ditë para eventit

Lapsi.al 22 July 2021
U tall me Holokaustin, shkarkohet drejtori i ceremonisë hapëse të

Komiteti organizues i Lojërave Olimpike të Tokios ka shkarkuar drejtorin e ceremonisë së hapjes për shkak të një shakaje mbi Holokaustin që ai ka bërë gjatë një shfaqje komike në vitin 1998. Presidenti i komitetit organizues Seiko Hashimoto deklaroi në prag të ceremonisë së hapjes, se drejtori Kentaro Kobayashi është shkarkuar. Ai u akuzua për përdorimin e një batute mbi Holokaustin, në komedinë e tij, duke përfshirë frazën 'Le të luajmë Holokaustin' (duke aluduar se ka qenë dicka e krijuar).

"Ne zbuluam se Z. Kobayashi, në interpretimin e tij, përdori një frazë për të përqeshur një tragjedi historike," tha Hashimoto. "Ne kërkojmë ndjesë thellë për shkaktimin e një problemi të tillë një ditë para ceremonisë së hapjes dhe për shkaktimin e problemeve dhe shqetësimeve për shumë palë të përfshira, si për njerëzit në Tokio ashtu dhe në pjesën tjetër të vendit." Ceremonia e hapjes së Lojërave të shtyra nga pandemia është planifikuar për të premten dhe do të mbahet pa spektatorë si një masë për të parandaluar përhapjen e infeksioneve të koronavirusit, megjithëse disa zyrtarë, miq dhe media do të marrin pjesë.

Në një skeç të vitit 1998, Kobayashi dhe një tjetër humorist shtireshin të ishin një dyshe e famshme argëtuesish televizivë për fëmijë dhe vetë Kobayashi i referohej disa kukullave prej letre, duke i përshkruar ato si "ato të asaj kohe kur the 'le të luajmë Holokaustin'". Dyshja komike më pas bëri shaka duke imagjinuar zemërimin e producentit të shfaqjes mbi këtë referencë të Holokaustit. Kjo skenë "që kisha shkruar, përmbante linja jashtëzakonisht të papërshtatshme", kërkoi ndjesë në një deklaratë Kobayashi, një personazh shumë i famshëm i spektaklit në Japoni, kërkoi falje në një deklaratë.

Menjëherë pas zbulimit të një videoklipi dhe skenarit të performancës së Kobayashit, kritikat vërshuan në rrjetet sociale. "Çdokush, sado krijues, nuk ka të drejtë të tallet me viktimat e genocidit nazist," tha rabini Abraham Cooper, dekan i asociuar dhe drejtor i veprimit shoqëror global në Qendrën Simon Wiesenthal me bazë në Los Anxhelos. "Çdo shoqërim i këtij personi me Lojërat Olimpike të Tokios do të fyente kujtesën e 6 milion hebrenjve dhe do të tallej në mënyrë mizore me Paraolimpiadën," tha ai, duke kujtuar se njerëzit me aftësi të kufizuara gjithashtu u shfarosën në kampet e përqendrimit nazist.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI