Flash

Conference League, Teuta e Laçi luajnë në shtëpi ndeshjet e para, Partizani e Vllaznia në transfertë

Lapsi.al 22 July 2021
Conference League, Teuta e Laçi luajnë në shtëpi ndeshjet

Vetëm një javë nga kalimi i suksesshëm i raundit të parë të Conference League, tre përfaqësuesve shqiptarë i është shtuar tashmë edhe Teuta që ka zbritur nga Champions, pas eleminimit, për të tentuar tani misionin e kalimit të raundit të dytë të kompeticionit më të ri të UEFA-s. Kështu, në orën 19.00 të së enjtes në Niko Dovana, kampionët e Shqipërisë do të zbresin në fushë për të sfiduar Inter Club d'Escaldes. Andorranët nuk janë aspak të pakalueshëm dhe Martini e ka të qartë se me kualitetin që ka në dipozicion, kualifikimi është detyrim.

Ndeshja e parë brenda edhe për Lacin, që në Elbasan Arena do të presë në të njëjtën orë Universitatea Craiova. Detyrë e vështirë për kurbinasit, që duhet tia dalin kundër rumunëve, duke shfrytëzuar injeksionin e besimit të marrë në ndeshjen e kthimit kundër Podgoricës, edhe pse bardhezinjtë e kanë të qartë se për të rrëmbyer një tjetër kualifikim, duhet shumë më tepër. Nëse kurbinasit e kanë të vështirë, për Partizanin objektivi është shumë më i komplikuar, duke qenë se përballë tyre do të jenë zviceranët e Basel. Transferta e orës 21.15 do të jetë testi më i vështirë për të besuarit e Dajës, që shpresojnë të mbajnë të hapur rezultatin, për të provuar gjithcka për gjithcka në ndeshjen e kthimit në shtëpi. Performanca e rëndësishme e bërë kundër Sfintul Gheorghe ka rritur besimin në kampin e të kuqve, por natyrisht statura e zviceranëve i bën ata favoritët e mëdhenj për kalimin në raundin e tretë.

Në transfertë luan ndeshjen e parë edhe Vllaznia, që do të bëjë llogaritë me një stadium me tifozë në Limasol, kur përballë të ketë AEL. Shkodranët do të luajnë në orën 19:00 dhe jo si ishte parashikuar në orën 16:30, sipas asaj që ka konfirmuar UEFA dhe ky është një spostim me rëndësi për të besuarit e Brdaric që do të shmangin temperaturat e nxehta qipriote. Vllaznia e ka bërë të qartë se synon një tjetër kualifikim, pas përmbysjes së madhe të bërë ndaj Siroki Brijeg, me humbjen 3-1 në ndeshjen e parë e kthimin 3-0 në të dytën, por do të jetë fusha që do të tregojë nëse kuqeblutë do të arrijnë një tjetër mrekulli…

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI