Flash

"Kemi ardhur këtu të respektojmë veten": Daja i tregon "dhëmbët" Basel

Lapsi.al 21 July 2021
"Kemi ardhur këtu të respektojmë veten": Daja i tregon

Partizani do të sfidojë nesër në raundin e dytë të Conference League zviceranët e Basel, një kundërshtar me koeficient të lartë vështirësie për të kuqtë, që megjithatë nuk duan të heqin dorë nga ëndërra. Pasi eleminuan Sfintul Gheorghe, kryeqytetasit duan të masin forcat me gjigantët zviceranë e në konferencën për shtyp tekniku Ilir Daja e bën të qartë se ka ardhur në Zvicër për të tentuar befasinë: "Basel është një nga ekipet më me traditë jo vetëm në futbollin zviceran. Kanë qenë pjesëmarrës të rregullt në kompeticionet evropiane duke qenë pjesë edhe në grupet e Ligës së Kampioneve. Kampionati zviceran është më i fortë se i yni dhe Bazel e ka mbyllur sezonin e shkuar në vendin e dytë. Do të thoja që Bazel ka patur më shumë kohë për ta përgatitur ndeshjen në raport me ne që pas kualifikimit të merituar ndaj Sfintul kemi patur vetëm tre ditë në dispozicion. E respektojmë Bazel, por kemi ardhur që të respektojmë edhe veten tonë. Nëse kemi një ëndërr dhe duam ta bëjmë realitet këtë duhet ta bëjmë këtu në Zvicër përtej koeficientit të vështirësisë që paraqet kjo ndeshje".

Të kuqtë do të kenë problemin e mungesës së Mustës, i dëmtuar, gjë që i krijon jo pak vështirësi Dajës për formacionin, duke qenë i zbuluar në atë pozicion: "Për sfidën e nesërme kemi vetëm mungesën e Emiljano Mustës, pjesën tjetër të grupit e kemi në dispozicion. Mundet të startojmë edhe me një ndryshim në formacion për të patur një tjetër strategji për vetë kohën e pakët që kemi patur për ta përgatitur ndeshjen. Shpresojmë që të jetë ajo e duhura, por do të marrim informacion edhe nëpërmjet lojës për të parë çfarë mund të bëjmë më të mirën në ndeshjen e nesërme" theksoi Daja.

Do të jetë një përplasje me Taulant Xhakën: "Personalisht më vjen shumë mirë që lojtarët shqiptarë po integrohen në ekipet me zë në Europë. Kjo është gjë shumë e mirë për shqiptarët kudo që janë sepse lojtarët shqiptarë kanë premisa të mira për të luajtur futboll pasi talenti nuk u mungon. Këta lojtarë mund të jenë ambasadorët më të mirë për ti hapur rrugën edhe brezave të tjerë të përfaqësohen siç edhe po tregojnë lojtarët shqiptar të Bazel”, mbylli Daja fjalën e tij në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së të enjtes.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI