Flash

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarkoko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Video/ Milwaukee kampionë të NBA pas gjysëm shekulli: një grek udhëheq Bucks përballë Suns

Lapsi.al 21 July 2021
Video/ Milwaukee kampionë të NBA pas gjysëm shekulli: një

Milwaukee Bucks kthehen në majë të ligës numër një të basketbollit në botë, 50 vjet (deri natën e kaluar) pas triumfit të tyre të fundit. E bënë në fund të një sezoni të shkëlqyer, pasi dominuan Game-6 kundër Phoenix Suns. Rezultati 105-98 i Fiserv Forum mbyll cështjen e Finales në 4-2, pavarësisht dy fitoreve të para të kundërshtarëve. Mallkimi i skuadrës së stërvitur nga trajneri Budenholzer ndërpritet kështu pikërisht pas 50 vjetësh nga unaza e tyre e parë.

Fraksioni i parë u dominua krejtësisht nga Milwaukee dhe u mbyll 29-16 për vendasit. Phoenix nuk u dorëzua dhe në fraksionin e dytë arriti të kufizojë sulmin e Bucks (vetëm 13 pikë) dhe, i udhëhequr në sulm nga Chris Paul, rihapi lojërat me një parcial 31-13 që do t'i këpuste këmbët kujtdo. Por jo kampionëve të rinj të NBA e jo Antetokounmpos. Greku shënoi 20 pikë në fraksionin e tretë dhe e kaloi Milwaukee përsëri përpara. Suns arritën të reagojnë në fillim të fraksionit të fundit, por Bucks ishin të pandalshëm, të udhëhequr nga një Giannis i papërmbajtshëm, pothuajse i pagabueshëm në goditjet e lira.

Është me të vërtetë triumfi absolut për Antetokounmpo, i cili firmosi maksimumin e tij të karrierës në playoff në garën që i jep unazën e kampionit Bucks: greku bëri 50 pikë (praktikisht gjysma e pikëve të ekipit të tij) me gjuajtje 16/25, duke i shtuar 14 rebound dhe 5 blloqe në një shfaqje legjendare. Ai u konsiderua unanimisht MVP i Finales dhe shpërtheu në lot në fund të ndeshjes. Fati e deshte që numri i pikëve i numrit 34 të Bucks të ishte i njëjtë me vitet që kanë kaluar që nga titulli i parë dhe i fundit në historinë e tyre: 50, një gjysmë shekulli.

https://www.youtube.com/watch?v=42lfGuqlrvE

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarkoko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI