Flash

Arriti 8 fitore në 18 ndeshje me vendin e fundit, shkarkohet Davids: “Lojtar i madh, po trajner katastrofë”

Lapsi.al 20 July 2021
Arriti 8 fitore në 18 ndeshje me vendin e fundit, shkarkohet Davids:

Trajnerët janë gjithnjë me valixhe në dorë dhe ka patur raste madje që janë shkarkuar edhe kur kanë fituar titullin. Kështu që, nuk është fare e cuditshme kur kjo ndodh pas një rënie nga kategoria. E megjithatë, ka rrethana në të cilat habia mund të jetë prezente, si në rastin e Edgar Davids, i shkarkuar nga Olhanense pavarësisht një serie fitoresh të papritura... dhe rënies nga kategoria.

Presidenti i klubit portugez të qytetit të Algarve ka shkruar një letër të hapur për tifozët e klubit, që është publikuar nga The Sun. "Vendimi për të punësuar Edgar Davids gati m'u imponua nga drejtori juaj sportiv. Ardhja e tij duhet të sillte përmirësime financiare për klubin, por nuk shoh prova për këtë. Nga pikëpamja sportive, pastaj, caktimi i tij ishte një katastrofë. Mund edhe ta kisha pritur, por nuk kishim shumë mundësi zgjedhje. Le të jemi të sinqertë: trajneri ynë nuk ishte në gjendje të krijonte një lidhje me ekipin ose të bënte ekipin të mësonte një stil specifik të lojës. Davids është një person me një histori shumë të pasur si lojtar, por nuk ka asnjë lidhje me cilësitë e tij si trajner".

Fjalë të ashpra nga Luis Torres të cilat, megjithatë, kërkojnë ndonjë shpjegim më shumë. Davids firmosi në 4 janar për të drejtuar Olhanense, e cila ishte në një situatë vërtet të dëshpëruar. Bëhet fjalë për një klub portugez të divizionit të tretë që pavarësisht 8 fitoreve në 18 ndeshje nën udhëheqjen e hollandezit, nuk arriti të shmangte rënien. Grupi i katërt i Campeonato de Portugal e pa Davids në epërsi për ndeshjen e fundit të raundit të parë dhe të gjithë raundin e dytë. Duke marrë parasysh rezultatet e mëparshme dhe ato të Davids, është vërtet e vështirë të mbështesësh 100% deklaratat e një presidenti i cili duket se po përpiqet të fitojë mirëkuptimin dhe ndoshta të rifitojë besimin e tifozëve të tij. Dhe duke njohur hollandezin, mbase do të ketë edhe një përgjigje nga ai...

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI