Flash

Administratori i Milan vuan nga kanceri në fyt: "Kam besim, formë e kurueshme"

Lapsi.al 20 July 2021
Administratori i Milan vuan nga kanceri në fyt: "Kam besim, formë

Ivan Gazidis, administratori i deleguar i Milanit, vuan nga kanceri. Lajmin e ka komunikuar vetë shqoëria me një shënim zyrtar, në të cilin shpjegohet se drejtuesi nga Afrika e Jugut është diagnostikuar me kancer në fyt. "Për fat të mirë duket një formë e shërueshme - shpjegoi Gazidis -. Unë kam besim se do të trajtohet me sukses, me një rimëkëmbje të plotë". Në kampin e Milan të gjithë mblidhen rreth drejtuesit të tyre kryesor: "Të urojmë shërim të shpejtë, ne jemi me ju".

KOMUNIKATA

AC Milan informon të gjithë mbështetësit e saj dhe palët e interesuara të Klubit se administratori ynë i deleguar, Ivan Gazidis, është diagnostikuar me kancer në fyt. Bazuar në një seri të gjerë të testeve dhe hetimeve klinike të kryera menjëherë, mjekët parashikojnë që ai do të shërohet plotësisht. Ivan do të mbetet operativ gjatë trajtimeve të nevojshme në klinikat e specializuara, me mbështetjen e plotë të pronarëve, Presidentit Scaroni dhe drejtuesve të Klubit.

Në një mesazh për të gjithë komunitetin e AC Milan, Ivan ka dashur të komentojë:

“Sigurisht, nuk ka asnjëherë një kohë të duhur për një diagnozë të kancerit. Por për fat të mirë duket si një formë shumë e shërueshme. Një ekip i nivelit të lartë mjekësor do të më ndjekë dhe unë kam mbështetjen e të dashurve të mi dhe të gjithë kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të Klubit: kam besim, në bazë të të gjitha konsultave të para mjekësore, që tumori do të trajtohet me sukses, me një shërim të plotë. Diagnoza ime demonstron rëndësinë e kontrolleve të rregullta mjekësore, edhe nëse nuk keni simptoma. Ndjej se mund të inkurajoj gjithsecilin që t'i japë përparësi shëndetit të tij dhe të mos nënvlerësojë parandalimin, madje edhe në detyrimet e përditshme të jetës dhe punës ".

"Ne kemi një ekip të fortë, si brenda dhe jashtë fushës - nënvizoi Ivan - dhe unë kam besim të plotë në aftësinë e tyre për të çuar përpara Klubin tonë në javët e ardhshme. Shihemi së shpejti dhe gjithmonë Forza Milan."

I gjithë Këshilli drejtues Administrativ dhe drejtuesit e Klubit, punonjësit dhe bashkëpunëtorët, stafi teknik, lojtarët dhe lojtaret e Milanit, i urojnë Ivanit të gjitha të mirat për një shërim të plotë dhe të shpejtë. Jemi të gjithë me ju.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI