Flash

"Hysaj o krimb, Lazio është fashiste": parrulla tronditëse kundër shqiptarit shpreh gjithë tërbimin e ultrasve

Lapsi.al 20 July 2021
"Hysaj o krimb, Lazio është fashiste": parrulla

Zgjedhja e Elseid për të kënduar Bella Ciao në darkën e skuadrës, ku cdo lojtar i ri duhet të këndojë një këngë ka provokuar keq zemërimin e tifozëve ultras-të djathtë të Lazios, të cilët arritën aq larg sa të ekspozonin një banderolë të turpshme në rrugët e qytetit: "Hysaj o krimb, Lazio është fashiste".

Një grup tifozësh në fakt u prezantua menjëherë përpara hotelit ku është akomoduar skuadra në grumbullim, duke detyruar Drejtorin Sportiv Igli Tare të shpjegojë situatën, për të ulur tensionin. Por presioni i ultrasve e ka bërë të vetën dhe të gjitha videot u zhdukën nga qarkullimi, u hoqën ose i detyruan ti heqin.

Klubi i Lazios ka reaguar duke dalë në mbrojtje të shqiptarit: “Është detyrë e Shoqërisë të mbrojë të teseruarin e vet dhe ta largojë atë nga instrumentalizimi personal dhe politik që sigurisht në këtë rast nuk kanë asnjë lidhje me kontekstin informal dhe miqësor në të cilin ndodhi episodi. Grumbullimi i skuadrës duhet të vazhdojë me angazhimin maksimal sportiv dhe në klimën e qetësisë që është frymuar deri më tani”, përfundon komunikata e Lazios.

Kapitulli më i keq i gjithë çështjes, megjithatë, është ai që u zhvillua të hënën në mbrëmje në veri të Romës, ku u shfaq një banderolë e turpshme e nënshkruar nga Ultras Lazio: "Hysaj o krimb, Lazio është fashiste".

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI