Flash

Video/ Brazili fluturon drejt Tokios, në avion Dani Alves... bëhet steward

Lapsi.al 19 July 2021
Video/ Brazili fluturon drejt Tokios, në avion Dani Alves... bëhet

Brazili ka fluturuar drejt Tokios me një grup shumë të ri dhe lideri i padiskutueshëm i ekipit kombëtar të verdhejeshilëve në Japoni do të jetë Dani Alves, i cili udhëtoi për në Japoni me synimin për të përmirësuar rekordin e tij të pabesueshëm të trofeve. E në fakt mbrojtësi i djathtë e ka treguar veten lider edhe para se të mbërrinte në Japoni, sepse në aeroplanin e ekipit kombëtar brazilian të futbollit ai e improvizoi veten... steward. Debutimi në Olimpiadë i ekipit të drejtuar nga André Jardine do të jetë kundër Gjermanisë në 22 korrik në stadiumin ndërkombëtar Yokohama.

“Ai është lideri i përsosur, është një fitues, ka karizëm dhe respektohet shumë nga të gjithë. Ai është një shembull për këtë brez dhe nuk ka marrë pjesë kurrë në Lojëra. Do të jetë një udhëzues në fushë dhe një shembull”, deklaroi Jardine, vetëm tre vjet më i vjetër se mbrojtësi, menjëherë pasi kishte publikuar listën e të grumbulluarve.

Në moshën 38 vjeçare, një nga lojtarët më të suksesshëm ndonjëherë është në kërkim të një titulli që ende nuk e ka në palmaresin e tij: medaljen e artë olimpike.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI