Flash

“Sendet e mia kthejani gruas”: zhduket pa lënë gjurmë prej ditësh sportisti ugandas, e pikasin në Nagoya

Lapsi.al 19 July 2021
“Sendet e mia kthejani gruas”: zhduket pa lënë gjurmë

Pothuajse tre ditë pas zhdukjes së tij, nuk ka asnjë lajm për peshëngritësin ugandas, 20-vjeçarin Julius Ssekitoleko, që u largua papritmas nga grumbullimi i ekipit të tij në Izumisano, prefektura e Osakas pasi mësoi se ai nuk do të ishte pjesë e ekipit për Lojërat dhe se të martën duhej të kthehet në vendin e tij. Elementët e vetëm të dobishëm për të sqaruar historinë, sipas autoriteteve lokale, mbeten një pusullë në të cilën Ssekitoleko shpjegonte se dëshiron të kërkojë një punë në Japoni dhe blerja e një bilete për një tren të shpejtë për në qytetin e Nagoyas.

Dëshmitarë e kanë parë atë në stacion në orët e para të mëngjesit të së premtes, të njëjtën ditë kur ai duhej të siguronte një mostër prove Covid-19 dhe mosparaqitja në të cilën shkaktoi alarmin. Në shënimin e gjetur, peshëngritësi theksoi se ai nuk dëshironte të kthehej në Uganda dhe u kërkoi drejtuesve të ekipit të tij që t'ia kthenin sendet e tij gruas së tij.

Në fakt, një person që besohet të jetë atleti ugandas, që u zhduk nga qendra e tij e stërvitjes para-olimpike në Japoninë perëndimore javën e kaluar, është pikasur nga kamera e mbikëqyrjes së stacionit të trenit të shpejtësisë së lartë Nagoya, rreth 200 kilometra nga vendi ku ai ishte. Sipas policisë, ky ishte peshëngritësi 20-vjeçar Julius Ssekitoleko.

Delegacioni i Ugandës ishte ndër ekipet e para që mbërritën në Japoni për Lojërat Olimpike të Tokios dhe më 19 qershor dy anëtarë rezultuan pozitivë në uljen në aeroportin Narita. Ekipi më pas filloi stërvitjen në Izumisano, një qytet në prefekturën Osaka, në 7 korrik, pasi përfundoi karantinën.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI