Flash

Tërbimi i Verstappen: "Hamilton i rrezikshëm. Unë në spital e ai festonte..."

Lapsi.al 18 July 2021
Tërbimi i Verstappen: "Hamilton i rrezikshëm. Unë në
Nuk e ka përmbajtur tërbimin e tij Max Verstappen, që ka postuar një mesazh të ashpër kundër Lewis Hamilton, që e nxorri jashtë garës së Silverstone, për Cmimin e Madh të Britanisë së Madhe, pas kontaktit në xhiron e parë. Piloti hollandez i Red Bull tani është më mirë, por nuk lë fjalë pa thënë për rivalin e tij të Mercedes duke i përcaktuar festimet e tij “të parespektueshme e antisportive” në momentin në të cilin një rival ishte në spital për kontrolle të mëtejshme: “Penaliteti prej 10 sekondash nuk vendos drejtësi për manovrën e Lewis. Ta shihja të festonte ishte antisportive. Por vazhdoj përpara”. Hollandezi i Red Bull, i cili u tërhoq pas aksidentit me Lewis Hamilton në xhiron e parë të garës, postoi një koment të ashpër mbi incidentin në mediat sociale, por fatmirësisht duke dhënë edhe lajmin se gjendja e tij vetë është e mirë. «Jam i lumtur që jam mirë - shkroi lideri i kampionatit botëror të F1- padyshim që jam shumë i zhgënjyer që dola jashtë gare kështu. Penalltia nuk na ndihmoi në asnjë mënyrë dhe nuk i dha drejtësi manovrës së rrezikshme të Lewis në pistë. Të shihje festimet nga spitali ishte mungesë respekti dhe sjellje antisportive, por le të vazhdojmë përpara".

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI