Flash

Klubi italian pushtohet nga Covid: 9 lojtarë dhe një anëtar i stafit të infektuar, asnjë konfirmim për Ismajlin

Lapsi.al 18 July 2021
Klubi italian pushtohet nga Covid: 9 lojtarë dhe një anëtar i
Covid vazhdon të trazojë grumbullimin e Spezias. Pas tetë rasteve pozitive të ditëve të fundit, të dielën në mëngjes, klubi ligur njoftoi në faqen e tij zyrtare se dy lojtarë të tjerë kanë dolë pozitivë për infektimin me virusin, por pa bërë të ditur emrat e lojtarëve: "Spezia Calcio njofton se raundi i fundit i tamponeve i kryer nga grupi skuadër ka nxjerrë në pah pozitivitetin me Covid-19 të dy lojtarëve të tjerë. Klubi, pasi kishte pezulluar aktivitetin dje pasdite dhe këtë mëngjes, mori nga ASL e Bolzanos autorizimin për të kryer seanca stërvitore individuale, që nga kjo pasdite. Grupi i skuadrës mbetet në izolim, duke ndjekur procedurat e parashikuara nga protokolli shëndetësor". Kështu, asnjë informacion nuk filtron nëse mes të infektuarve është edhe mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë Ardian Ismajli, por është sigurisht një fillim sezoni me të vërtetë i vështirë për bardhezinjtë. Sikur të mos mjaftonte sanksionimi nga FIFA me bllokimin e merkatos për katër dritare (duke filluar nga janari 2022) Spezia tani duhet të merret me këtë shpërthim të Covid 19 që u zbulua në 15 korrik. Në total janë dhjetë të infektuar (9 lojtarë dhe një anëtar i stafit) e të gjitha rastet e pozitivitetit janë izoluar, ndërsa pjesa tjetër e grupit të ekipit ka marrë autorizimin e ASL të Bolzano për të kryer seanca stërvitore individuale duke nisur nga pasditja e sotme.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI