Flash

Pak ditë në Paris infektohet me Covid: Hakimi humb gjithë fazën përgatitore me PSG

Lapsi.al 18 July 2021
Pak ditë në Paris infektohet me Covid: Hakimi humb gjithë

Aventura e Achraf Hakimit në PSG filloi në mënyrën më të keqe. Blerja e re e klubit francez, në fakt, ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe për këtë arsye u vendos në izolim. Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja franceze L'Equipe. Për këtë motiv, Hakimi nuk ka marrë pjesë në ndeshjen miqësore kundër Chambly, të luajtur në Camp des Loges.

I blerë nga Inter për rreth 60 milionë euro plus bonus, ish-mbrojtësi anësor i Real Madrid kishte luajtur ndeshjen e tij të parë kundër Le Mans. Hakimi duhet gjithashtu të humbasë ndeshjet e ardhshme përgatitore kundër Augsburg të mërkurën e ardhshme dhe Genoas të shtunën e ardhshme.

Mesfushori tetëmbëdhjetë vjeçar Edouard Michut ka rezultuar gjithashtu pozitiv për koronavirus, shtoi një burim, i cili nuk specifikoi kohën kur dy lojtarët rezultuan pozitivë dhe sa do të zgjasë izolimi i tyre.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI