Flash

Tronditet Tokyo 2020 ende pa filluar: tre atletë pozitivë me Covid

Lapsi.al 18 July 2021
Tronditet Tokyo 2020 ende pa filluar: tre atletë pozitivë me Covid

Dy atletë që banojnë brenda fshatit Olimpik u testuan pozitivisht në kontrollet për Covid-19 disa ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, të programuara për të premten. Kjo u njoftua nga komiteti organizues Tokyo 2020. Kombësia e tyre nuk u bë e ditur por u specifikua se ata nuk janë atletë japonezë. Një atlet i tretë doli pozitiv, por ai nuk qendronte në fshatin Olimpik. Objekti, i vendosur në gjirin e Tokios, do të presë 11 mijë atletë. Kryeqyteti japonez është në gjendje të jashtëzakonshme dhe do të qëndrojë kështu deri më 22 gusht, kur të përfundojnë Lojërat.

Në kohën kur atletët kanë fillojnë të mbërrijnë në fshatin Olimpik të Tokios edhe infeksionet me Covid-19 rriten. Numri i njerëzve të infektuar që nga 1 korriku, dita në të cilën komiteti filloi llogaritjen e infeksioneve në lidhje me Lojërat Olimpike, rritet në 47 sipas bilancit të mbledhur nga agjencia zyrtare e lajmeve Kyodo. Tre rastet e gjetura brenda Fshatit Olimpik të Tokios "janë pjesë e të njëjtit ekip". Pierre Ducrey, nëndrejtori i Lojërave, e shpjegoi këtë në një konferencë për shtyp, pa zbuluar se cilit vend dhe cilës disiplinë i përket skuadra.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI