Flash

Euro 2020, anglezi që bëri tatuazh Kupën: "Më erdhën 500 kërkesa miqësie nga italianët në Facebook"

Lapsi.al 18 July 2021
Euro 2020, anglezi që bëri tatuazh Kupën: "Më

Fotoja e tij bëri xhiron e botës në internet. E madje, edhe disa ditë pas fitores së ekipit kombëtar italian në Euro 2020, imazhi i tatuazhit të Lewis Holden krijon akoma debate. Në fakt, disa ditë para finales, tifozi anglez bëri tatuazh në këmbën e tij të djathtë Kupën europiane me frazën: "England Winners, It's Coming Home!". Kupa, nga ana tjetër, shkoi në Itali dhe ai tatuazh përfundoi në vëmendjen e tifozëve italianë.

"Kam marrë 500 kërkesa miqësie në Facebook nga italianët një natë pas finales", tha Holden në një intervistë për Manchester Evening News. "Telefoni im nuk ndalej më. Nuk e di se çfarë duan, nuk di se si të shpëtoj prej tyre," shtoi ai.

Ai do të mbajë gjithësesi tatuazhin - "Jam i shkatërruar, por kush nuk është?" tha tifozi, që i sigurt për fitoren e ekipit të tij kombëtar, vendosi të përjetësonte trofeun me bojë në këmbën e tij, shumë përpara finales, duke sfiduar çdo bestytni. Vetëm te penalltitë ai pati një mendim të dytë: "Ndoshta nuk do të kthehet në shtëpi" mendoi duke iu referuar kupës. Por, edhe pse shumë në rrjet e kanë ftuar që ta fshehë tatuazhin, ai përgjigjet me bindje: "Unë do ta mbaj tatuazhin". Dhe ai bën plane për Kupën e Botës 2022.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI