Flash

Video/ “Nëse ju dëgjoj që kritikoni Muriqin…": Sarri kundër tifozëve në mbrojtje të shqiptarit

Lapsi.al 17 July 2021
Video/ “Nëse ju dëgjoj që kritikoni Muriqin…":

Një episod kurioz ka ndodhur mes Maurizio Sarri dhe tifozëve të Lazios të pranishëm në kampin e trajnimit Auronzo di Cadore. Pasi dëgjoi dikë që kritikonte Vedat Muriqin, trajneri i bardhekaltërve iu afrua tribunave ku ata ndodhin, duke i paralajmëruar njerëzit e pranishëm: "Nëse ju dëgjoj të thoni diçka për Muriqin, do të kërkoj të boshatisen tribunat". Një qëndrim i teknikut në favor të sulmuesit kosovar që ka marrë pëlqimin e shumë vetave, të cilët menjëherë duartrokitën në shenjë vlerësimi për trajnerin toskan.

Një gjest që përligj ekzaktësisht konstatimin e bërë nga Muriqi në ditën e parë të grumbullimit të bardhekaltërve: “Trajneri flet me të gjithë, nuk kemi pasur biseda private, nuk mendoj se do të ketë ndonjë nevojë, por sidoqoftë do të jem i lumtur nëse do të mund të flas me të në privatësi. Ai është një person i sinqertë ”, vlerësoi kosovari, që shtoi më pas. “Shpresoj të jem në gjendje të tregoj Muriqin e vërtetë në këtë kampionat, dua të arrij në fund të sezonit dhe të jem në gjendje të flas për Muriqin e vërtetë”. Me këto fjalë sulmuesi kosovar i Lazios, Vedat Muriqi, ka lëshuar sfidën nga qendra e grumbullimit të bardhekaltërve në Auronzo. “U bënë dy vjet që nuk kam kryer presezon, vitin e kaluar kisha edhe Covid. Po punojmë mirë, do të ndihem gjithnjë e më mirë dhe do të jem i gatshëm për Lazion”, shpjegoi sulmuesi i Kombëtares së Kosovës.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI