Flash

Besnik Dizdari tallet keq me komentatorët dhe gazetarët sportivë të "Euro 2020"

Lapsi.al 16 July 2021
Besnik Dizdari tallet keq me komentatorët dhe gazetarët sportivë

"Kanë gjithsej vetëm 150 fjalë". "Ndërtojnë fraza me një sintaksë të ciditshme". "Madje shfaqen në studiopte e spektakleve televizive edhe me bluzat e skuadrave të huaja duke u shtirur si tifozë të tyre". Një nga gazetarët vetreranë të sportit, eruditi besni Dizdari i ka thumbuar keq komentatorët e ndeshjeve të Euro 2020 madje ka shigjetuar edhe prezencën e tyre në “talk shoë”-t e mbrëmjeve. "...vazhdoi fjalori i varfër i teletransmetimit që sillet rreth vetëm nja  150 fjalëve. Gjithnjë me sundimin e për- caktimit kundërgjuhësor që thotë se  “ndeshja ishte e luftuar”! Ndërkaq, shpresa që patëm se kësaj here nuk do të na i merrte mendtë e padurueshmja “super”, nuk u realizua. Po ashtu, edhe protagonizmi i telekronistit me prepotencën e teletransmetimit (“ndeshja luhet ngaqë e transmetoj unë”).  Dhe më e rënda. Marramendje që nuk ndalte prej gati thirrjes në TV se “unë  jam tifoz i Gjermanisë” e “ti tifoz i Italisë”, “ne tifozët e Anglisë” “e ju tifozët  e Spanjës”" ka shkruar ai në një koment për Panorama sport.

Pikërisht kjo dukuri e tifozllëkut të komentatorëve sportivë shqiptarë e ka cuar Dizdarin deri në sarkazëm: "U arrit deri aty saqë edhe gazetarë dolën  në studio të veshur me fanellën e Italisë. Këtë vetëmburrje “koreografike” nuk  e bëri as vetë Italia në emisionet e saj, ndonëse ajo po fitonte Kampionatin e Europës".

Gazetari i vjetër ka një shpjegim edhe për faktin se emisionet për Euro 2020 që ishin "kopje besnike e njëra-tjetrës – më të shumta se asnjëherë tjetër, në mos gaboj nja tetë në çdo javë, natyrisht në të njëjtat orare" patën cilësi ka të dobët: "Mjafton të thuash se asnjë prej të sotmëve (komentatorëve) nuk ka zënë vend përmes konkursit të zotësisë e të talentit. Edhe ngaqë në Shqipëri asnjëherë nuk dëgjojmë që u organizua një konkurs për të ofruar gazetarë të fjalës së shkruar, të folur apo asaj të ekranit".

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI